Dua një
buqetë të madhe me lule njëngjyrëshe. Kurrsesi në shportë. Dhe as të
mbështjella me qese e fjongo, por me një letër të thjeshtë bezhë…
Dua dhe një kuti
me çokollata. Bacci Perugina më mirë, siç i kërkon festa. Ose Mon Chéri, sepse
vdes për qershi. Ose po dorëzohem: Ferrero Rocher, të preferuarat e zemrës
sime.
Sikur të bënim
një udhëtim? Ama e dua surprizë. Unë nuk di gjë që do nisemi: ai shfaqet te
puna ime, më merr në makinën e tij, ndërkohë që ka bërë gati të gjitha veshjet
e mia më të mira dhe i ka futur në valixhe. Pastaj drejt e në aeroport, pa më
thënë ku po shkojmë. Vetëm gjatë kohës së tranzitit të Vjenë, të marr vesh që
destinacioni është Parisi.
Një orë e bardhë
e zbukurruar me diamante (jo Rolex, se mos dukem e rëndomtë, më mirë Baume
Mercier) është dhurata perfekte: shfaqet befas kur unë nuk e kam mendjen.
Pastaj një darkë
romantike në një restorant lundrues mbi Senë. Nga tingujt e violinës
“Just the way you look tonight”.
Pastaj një kutizë
e vogël me stemën “Cartier”, nga ku del një unazë me diamante… Jo nuk dua kuti.
Unaza Cartier shndrit mbi një ëmbëlsirë të bukur ngjyrë rozë…
Pastaj…
… Epo paskam parë
ca si shumë filma për të imagjinuar një Shën Valentin të këtillë.
Apo mos jam bërë
dhe ca si materialiste?! Sepse kur isha njëzetë vjeç, asnjë nga ëndrrat e mia
nuk kishte emra markash sipër… Sepse kur isha njëzetë vjeç Shën Valentini, më
dukej dita që duhej festuar me patjetër.
E nëse jo, kishte vend për dramë, kishte vend për lotë.
Tani, 16 vjet pas
20 vjetorit, ëndërroj ndoshta alla-grande. Por e lë me kaq. Sepse nuk më
intereson fare ajo ditë. Më interesojnë gjithë të tjerat. Dua ta ta kem Shën
Valentinin të timin për gjithë ditët e tjera të vitit. Dua të jetë me mua me
skenarë romantikë a jo, pak rëndësi ka. Jemi të rritur tani. Gjithsesi ato
lulet njëngjyrëshe dua pa tjetër. Vetëm jo në shportë!
bukur :))
ReplyDeletefaleminderit :D
DeleteMe pelqen, shume, shume, shume...Edhe une keshtu e dua Shen Valentinin te gjithe 364 ditet e vitit (pa 14 shkurtin) :)
ReplyDelete14 shkurtin mund te dalesh per dreke me shoqet pastaj ta besh 8 mars
Deletete kenaqet shpirti kur te lexon ty Iv...:))
ReplyDeleterrofsh zemer! te perqafoj fort
DeleteShume shume e bukur Iva, te kenaqet shpirti kur e lexon dhe papritur te shkeputet mendja nga e perditshmja jote jo dhe aq e mire, dhe te perpin ti me keta rreshta te bukur....edhe une e dua nja Shen Valentin ENDER...:-)))))
ReplyDeletee kush nuk e do Laura e dashur!! te perqafoj
DeletePo kur njerezit kane mendjen shumengjyreshe e penen e ndritur dine si t'i kanalizojne energjite e ndjenjen e te kene Valentin cdo dite qe lind. :)
ReplyDeleteFaleminderit Elona!
Deletehahahaahaah....sa kam qeshur...aq shume sa u tromaksen koleget e mia....:) bravo Iva, gjithnje e me te goditur i ben keto artikujt...:)
ReplyDelete