Monday, February 11, 2013

Ka shoqe e shoqe...

Sapo zgjohem me pahir nga gjumi dhe hap celularin (për t’u bërë pak interesante tek ai pra, i dashuri im, që mendon se unë edhe kur fle e kam mendjen tek ai, gjë që nuk është absoooooluuuutiiiisht e vërtetë, ose është ca, po këtë s’ka pse ta dijë njeri), kur fap, një sms nga shoqja ime e ngushtë, që më thotë ta marr urgjent se ka një çështje për jetë a vdekje dhe vetëm unë mund ta ndihmoj (e kotë ndoshta t’ju rrëfej që Aiqënukduhetpërmendur, as e ka marrë mundimin fare të telefonojë, se me siguri do ketë pasur shumë punë, domethënë ndeshje për të parë dhe ndonjë gotë me shokët...). Nejse, nuk do bëjmë drama tani që pikë të mëngjesit për punë më mori s’më mori në telefon. As që do mendoj fare për këtë, nuk mund të jem kaq egoiste kur shoqja ime ka hall koke. Prandaj urgjent duhet marrë në telefon, tani tani, madje dhe pa larë dhëmbët (kjo pika e zezë te balli duhet shtrydhur urgjent, si s’e paskam parë më parë, kur ka dalë?...). Një dezinfektim i lehtë me tonik duhet bërë pas kësaj, po dhe një maskë që shitet në dyqan, por që thuhet se është fiks si ato të bërat në shtëpi, dhe tani jam gati. Gati për t’u gjendur aty ku duhet të jem, te halli i kokës së shoqes. “Alo, po ku je mi ku je, si e fik kshu ktë telefonin, po të kemi nevojë për ty si të të gjejmë... Mua po më lot mendja këtu, kurse ti si zonjë e rëndë na fle deri në dhjetë të mëngjesit me telefonin fikur...”. (Epo pikë e zezë kjo, fle njëçik robi ditë të shtunë). 
Pasi dëgjoj gjithë këtë sulm për egoizmin tim të përbindshëm dhe papërgjegjshmërinë ndaj halleve të shoqërisë, ja ku bie dhe halli – t’i çoj urgjentisht atë fustanin çiklamin, që i kam huajtur para nja gjashtë muajve dhe me të cilin ka vënë një foto profili në facebook (e kotë të them që unë nuk kam guxuar të bëj foto me atë fustan, që e kam blerë dhe në fillim sezoni, moj po pa pikën e uljes, se do duket sikur e kam marrë borxh). I duhet urgjentisht, sepse i fejuari i saj ka një darkë me ata të punës, ku mikesha ime duhet të shkojë dhe pasi është ankuar se s’ka ç’të veshë, ka marrë përgjigjen që të veshë fustanin çiklamin. E meqë ajo nuk duhet të duket sikur merr veshje borxh, unë duhet t’ja jap. Por meqë ajo do lyejë dhe flokët dhe do bëjë një depilim dhe e ka shumë ters të kalojë këndej nga unë meqë është shkepur bulevardi dhe duhet t’i bjerë rrotull, po s’përtova të kaloj njëcik e t’ja shpie. Se medemek mua më ka zënë halli dhe në qendër do kaloj patjetër... E kam në majë të gjuhës atë “ik qërrohu me gjithë fustan”, por shtrëngoj dhëmbët... Tek revista “Cosmopolitan” kam dëgjuar që duhet të numërosh deri në 100 para se të kthesh një përgjigje kur je shumë i nxhehur. Meqë nuk kam nerva të numëroj, merrem me xhinglat e mëngjesit dhe kaloj, që kaloj nga qendra (se mos ka rrugë tjetër), i shpie dhe atë dreq fustani...
Kur në atë kohë “cërr...” zilja. Eshtë ajo shoqja tjetër, besoj se e keni të gjithë nga një si ajo, që merr në gojë gjithë dynjanë, po e bën fare padashje, duke thënë fjali të tipit “E shkreta ajo miiiii, nuk e meriton që ti ndodhë ashtu e kështu...”. Në ditë normale do ta evitoja, por këtë të shtunë jo. E pse t’i them jo ftesës për drekë?! Mund dhe ta kem paragjykuar... Ndoshta nuk e ka me të keq, thjesht kam qenë unë me humor jo të mirë... 
Ulemi për të ngrënë lehtë (dmth coca cola-n e marrim dietike) dhe ja ku jemi... Kolegia ime, ka thënë për mua (krejt pa të keq) që unë vendin e punës e mbaj kot. Shoqja ime e vjetër e fëmijërisë ka thënë që unë e kam hundën të bërë. Një shoqe tjetër, që gjithë jetën  më ka bërë be që ish të dashurin tim e ka pasur thjesht shok, ka pasur me të një lidhje disa vjeçare. Kurse miku im më i mirë, ka thënë që ka raste që nuk i duron dot krizat e mia... Buzëqesh deri në fund. Nuk mund ta jap veten që jam mërzitur, s'mund t'ia jap këtë kenaqësi. I them se të gjitha këto i kam ditur me kohë dhe që s’e vras fare… Ndahemi duke u puthur në faqe, i them se jam kënaqur shumë dhe se duhet të mblidhemi më shpesh (vdektë deri atëherë ishalla!) dhe hipi në makinë. 
Aty mund të qaj rehat... 
Kur bie zilja e celularit. Emergjenca që vijon nga mëngjesi, cila varëse i shkon fustanit çiklamin… “Zemra ti po qan? Ja se erdha… Varja darkës, nuk iki fare. Mos qaj, më ke mua”.

13 comments:

  1. Keto "shoqe" qe ia qajne hallin gjithe dynjase dhe se si "pa shume rendesi" e mburrin cdo gje te tyren, vjehrren perfekte qe le koken pas saj, burrin shuuume te perkushtuar dhe qe ben shume pune shtepie (ne fund te fundit nuk dua qe ai te beje te gjitha punet e shtepise ne ne fakt i ndajme ne ato qe kemi specialitete po une asnjehere nuk bej te tilla muhabete) dhe qe cdo gje eshte shume e bukur ne jeten e saj qe nuk stresohet kurre...keto "shoqe" doja te thoja ka bere ndonje kurs te perbashket diku? dhe ku ne fakt behen keto trajnime? une nuk dua fare te behem si keto "shoqe" jam shume mire kur ndonjehere flas me shoqen e vertete dhe bejme shaka per burrat tani jo-perfekt po shume perfekt per ne. Kjo eshte nje teme qe gjithe femrat e gjejne veten brenda. Te pergezoj per blogun Iva

    ReplyDelete
    Replies
    1. faleminderit Julika!!! E ke parasysh sa keq te bejne takimet me te tilla "shoqe"??? te mbledhin lotet ne fyt, ndertsa vijon te buzeqeshesh se s'mund t'i tregosh asaj qe ia ka arritur qellimit, qe te ka merzitur... Dhe une jam e lumtur qe kam shoqe te verteta, prej vitesh tashme, qe qeshim e qajme me papersosmerite tona dhe jemi aty per njera tjetren per te ndihmuar, apo thjesht per te qendruar prane...
      me vjen mire qe te ka pelqyer! faleminderit!

      Delete
  2. se ti ke shoqe te verteta, ndaj, sic kam dhe une :D

    ReplyDelete
  3. Pikes i ke ren :) Fundi dhe mua me pelqeu :)

    ReplyDelete
  4. Pershendetje Iva! Te pergezoj me se shumti per kete iniciative shume te bukur qe permbledh copeza nga secila nga ne femrat. Pune te mbare !

    ReplyDelete
  5. Mos na lente Zoti pa shoqe si ato qe mbyllin shkrimin tend!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Amen! Dhe keshtu qofshim gjithmone per njera tjetren o shoqe

      Delete
  6. Shume bukur. Me pelqen. Me rikthehen kujtimet e universitetit kur takimet me cunat shtyheshin, kur provimet e mengjesit ishin gjeja e fundit qe te shkonte nder mend kur nje shok/shoqe kishte nje hall apo se thjesht pinim nje gote duke bere muhabet per shtate pale qejfe deri ne agim. Mergimi eshte sa i embel dhe i athet sidomos kur humbet lidhjet me shoqet dhe shoket e vertete te jetes, ata qe do jene aty me ty gjithmone dhe do te te duan gjithmone per ate qe je. Me pelqejne te tera shkrimet e tua. Haha shume stil origjinal dhe per te qeshur. Sa do doja te kishte nje sezon TV sex and the city te pershtatur per Tiranen se vdes per kshu gjerash ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. faleminderit Fuchi Ko, me kujtove kohen kur ishin studente dhe kafet shumeoreshe. Une kam fatin qe shoqe te ngushta te kem ende shoqet e asaj kohe :D

      Delete
  7. O Ivushe dhelperueshe, fix po fix fare e ke qare! Edhe une do te bashkohem duke thene qe sa qejf qe kemi mike/miq te shume viteve, madje qe bebe sepee ata jane ata qe na durojne dhe na kuptojne qofte edhe kur themi budallalleqe;) Te puf

    ReplyDelete

Google+ Followers