Të them të drejtën nuk po gjej asnjë shoqe që
ta thotë me gojën plot: “Po! Burri im është alamet djali, ndonëse është çun
mamaje”. Ama nga ato që ankohen ka plot. Kur i kanë ende të dashur ca më shumë,
kur i kthejnë në burra, shumë më pak (në
këto raste zonjat në fjalë thonë që ai ka ndryshuar, që është shkëputur ca nga
e ëma, ama në çdo foto ditëlindjeje, pushimesh, Viti të ri, apo dhe përvjetor
martese, aty shfaqet ajo, mami i atij).
Ka disa të mençura, që e vënë punën në vijë që
në fillim. Domethënë i vënë vetes detyrë: nuk do shoqërohen kurrë me djem që
janë të prirur të jenë çuna mamash. Në pamje të parë duket se është e thjeshtë
t’i pikasësh, por ja që nuk qenka aspak kështu. Sepse nëse në filmat e
realizimit socialist “çunat e mamit” dalloheshin menjëherë për shkak të
sjelljes prej qullacësh (këta çuna nuk bënin
kurrë gjimnastikën e mëngjesit) apo të flokëve të krehura për merak me vijë
në anë dhe çunat harram (ata për së mbari
pra, të lezeçmit që ne kemi qejf) dalloheshin nga flokët e gjata dhe
pantallonat e gjera, në ditët e sotme kështu, nga pamja e jashtme, nuk mund të
bëjmë ndonjë klasifikim. Prandaj ia vlen ta nisim punën nga baza: familja. Është
djalë i lindur pas disa vajzave? Është djalë i vetëm fare? Është i vetëm fare
dhe të atin nuk e ka prej kohësh? Atëherë (sidomos
në rastin e fundit), mbathja me vrap! Çdo femër me mend në kokë e kupton që,
djali në fjalë, është nga ata të lidhurit pas fustanit të së ëmës dhe jo vetëm
që nuk do ndahet kurrë prej saj, por do ta ketë gjithmonë në vend të parë.
Por llogaritë jo gjithmonë dalin për mirë.
Sepse një mikesha ime, dy herë shmangu idenë e martesës me djem të tillë, që
jetonin vetëm me të ëmën që të vegjël. Me të dytin madje krijoi edhe lidhje,
gjatë së cilës sa herë fliste në telefon me të dashurin, dërdëlliste nja një
orë më të mirë dhe me të ëmën. Pastaj, kur i kishte dhënë duart kësaj lidhjeje
dhe e fuste në paketë bashkë me rastin e parë, si “burra të mundshëm që ta
nxijnë”, ja ku vjen dita dhe pas shumë vitesh merr vesh se që të dy djemtë janë
martuar dhe që të dy jetojnë... në shtëpi më vete. Asnjë gjurmë nga mamatë.
E pra, në këto punë nuk paska rregulla. Sepse
një djalë mamaje shfaqet edhe aty ku nuk e mendon. Edhe tek ai që nuk është i
vetëm dhe është larguar nga familja që 18 vjeç e ka shtëpi më vete dhe që në
pamje nuk ka asgjë prej çuni të tillë. Por, po t’i afrohesh pak më afër, mund të
zbulosh se hera herës (sidomos në mëngjes
herët dhe në darkë vonë) i bie telefoni dhe ai përgjigjet “Zemra ime!” (paska lidhje tjetër ky?! Le, po ajo i kërkoka
edhe llogari: jo po ça hëngre, jo po je veshur a s’je veshur?! Mirë që ai e
pyet ‘si është babi’ që të qetësohesh që po flet me të ëmën). Epo mirë, është
pak i dashur djali, kaq i falet. Pastaj gjërat fillojnë e komplikohen nga pak,
kur të dielave ai drekon gjithmonë tek “mami” (Kujdes! Nuk thotë kurrë tek prindërit), apo kur të shtunave, ti
gatuan në shtëpinë e tij, ai pas çdo luge që fut në gojë tregon se si e bën e ëma
atë dhe si e bën këtë... Normalisht që për Vit të Ri, Krishtlindje, Pashkë e
Bajram, madje dhe Një Majin dhe Ditën e Dëshmorëve e planifikon si ditën kur të
ëmës nuk do t’i mbetej hatri nëse ai nuk do shkonte, por ai vetë e ndjen që
duhet ta bëjë (në këto raste ti nuk e di
as vetë çfarë është më e mira për ty: të të përjashtojë nga këto plane apo të të
përfshijë). Ja pra, në këtë pikë ti duhet të jesh mëse e bindur, që ai i
zgjedhuri yt, i cili në fillim nuk jepte asnjë shenjë, është plotësisht një çun
mamaje. Dhe në këtë rast nuk ke ç’të bësh, veçse të dorëzohesh, për të pritur
ndërhyrjen nga lart. Që mund të të vijë dhe në formën e një kutie unaze, që ai
befas e nxjerr nga sirtari i parë i komosë, pasi të ka çuar për dore në dhomë
për të të thënë se do të të pyesë për diçka... Kutia hapet, por në vend të atij
gurit solidar, të del një unazë e stërmadhe floriri të verdhë, pa pikë diamanti
sipër (nuk mund të rrish pa menduar nëse
atij i mbetet shumë qejfi nëse ti shkon e ndrron në argjendari). Dhe fill
pas saj pyetja “Zemra si të duket kjo për mamin? Ka 55 vjetorin nesër”.
Perfekt IVA ke qelluar ne shenje...fantastike...por a ka akoma si keta djem??? ekziston akoma kjo kategori?? hahahaha, me kenaq cdo dite me keto perla qe nxjerr...klb zemer :P
ReplyDeleteUne cun te vetem e kam, por aspak cun mami :P Jam dakort me pjesen e dyte te shkrimit qe keto gjera nuk jane te prera me thike dhe eshte e veshtire te dallosh nje cun mami nga nje jo cun mami. Meqe ra fjal, ekzistojne akoma cunat e mamit? hahahaahah :P
ReplyDeleteEgzistojne qe cke me te! Sa te neveritshem me duken...
ReplyDeletehahahahahahaha....a thua valle te behet dhe Joni im keshtu?! :P
ReplyDeletejooo kurre!!!!! ti je mami e zgjuar
DeleteCuna mami ka plot...madhe mendoj qe ndikimi qe Kane ato tek djemte eshte I madh mgjth nuk duan ta pranojne
ReplyDeleteEdhe une cun te vetem (pa moter e pa vella) e kam por nuk eshte cun mami edhe pse ka jetuar deri ne moshen 26 vjec me prinderit! Kurse lidhja ime me perpara djalin ne fjale ishte me te vertet nje nga ata djemte qe ne i quajm djemt te keqinj...por, ky do flinte me mamin kur venim te shtepija e prinderve te tij!! Prandaj cdo gje varet dhe eshte e veshtire ti dallojm kush jane me te vertet!!
ReplyDeleteA A A urroj qe kur te kem nje bebush te sillem ne menyre te tille qe mos ta bej cun mamje, ndimeeeeeme duket e pa realizushme dicka e tille, un jam sh sh emebel.
ReplyDeleteahahah shaka, un jam rritur edhe jetoj ne nje vend kur nje nga karakterisitkat kryesorese meshkujve jan ato te cunit te mamas, nje pjesee mire vdusin per mamin, te shkretet ata:( sa me dhimbsen.
se ne si duam mammat ic.