Tuesday, February 12, 2013

Ligji tjetër i Universit: Ai kthehet gjithmonë


“Ju femrat jeni shumë të komplikuara”. E thonë shpesh meshkut. E thonë duke mbledhur supet, e duke iu shmangur bisedës më tej. E thonë dhe nuk lënë vend për diskutim, se pse qenkemi kaq të komplikuara. E thonë dhe maksimumi i sqarimit që bëjnë, është ai krahasues, se ata janë të thjeshtë, o e duan o nuk e duan një gjë dhe nuk i vijnë anash siç bëjmë ne.
Të thjeshtë ata?
Po a na e shpjegojnë dot se si ua thotë truri që kthehen gjithmonë pas? Pasi të kanë lënë, pasi mund të kenë nisur një histori paralele, pasi nga një ditë në tjetrën nuk të kanë telefonuar më dhe janë shmangur, ose pasi janë zhdukur pa lënë gjurmë… Pikërisht atëherë kur ti ke shpëtuar njëherë e mirë dhe je mirë në jetën tënde, pikërisht atëherë ata kthehen.
Ndonjë reaksion kimik. Ndonjë ligj i  universit? Pse?
Dihet vetëm që ata kthehen. Gjithmonë.
Këtë po mundohem t’i shpjegoj mikeshës sime. Se pasi është lënë, pasi është zëvendësuar me një tjetër, pasi ai është zhdukur nga faqja e dheut, pasi ajo ta ketë kontrolluar me miliarda herë celularin me shpresën që çdo sms që mbërrin është nga ai, vetëm kur t’i ketë ikur çdo shpresë, kur të ketë vendosur ta fshijë numrin dhe çdo kontakt të tijin, në të vetmen natë që nuk do ta ketë mendjen tek ai, ajo do të jetë pikërisht nata që ai do ta telefonojë. Dhe ky do jetë momenti i saj i shpagimit.
Por kjo nuk do të ndodhë tani, nuk do të ndodhë për sa kohë ajo është e përlotur dhe e përvuajtur, nuk do të ndodhë për sa kohë kontrollon orë e çast telefonin dhe nuk do të ndodhë sigurisht për aq kohë sa ajo mendon vetëm skenare se si të kthehet me të. Por do ndodhë pikërisht atëherë kur ajo të ketë një lidhje të re, mundësisht një nga ato lidhjet që shkon më së miri dhe i dashuri i ri i jep pa kursim gjithë ato që ky që i theu zemrën ia jepte me pikatore, atëherë kur ajo të ketë një jetë sociale, nga ato që i zilepsen të gjithë dhe një punë që e kënaq, jo vetëm kur merr rrogën, pikërisht atëherë kur nuk ka nevojë për të.
Në këtë moment mikesha ime duhet të dijë të sillet. Domethënë nuk duhet të mendojë me trutë e të tashmes, kur telefonata e tij i duket dhurata më e bukur nga Zoti, por me mendtë e të ardhmes, kur ajo e ka kaluar gjithë dëshpërimin dhe duhet thjesht t’i kënaqet shpagimit. E mira do ishte që të mos i përgjigjej fare në telefon. Hiç fare, as me sms. Injorim total. Por kjo do ta bënte atë tjetrin ta dëshironte edhe më shumë, gjë që do të thotë që ai do shtonte notat lutëse nëpër tekste, shprehjet malluese, të falurat e përgjërimet… Derisa ndonjë natë që do ndihej keq, apo që i dashuri i ri do ishte me shërbim, apo që nuk ia kishte thënë “natën e mirë”-ën me gjithë shpirt, qëndresa e saj do thyhej dhe ajo do ia kthente “edhe mua më ka marrë malli për ty”…
Prej këndej skenarët errësohen shumë.  Ndaj e fshijmë këtë opsionin e mosngritjes së telefonit dhe i përgjigjemi. Qoftë edhe sepse jemi aq të edukuara. Qoftë edhe për kuriozitetin për të parë se si do e nisë bisedën. Por nuk duhet pritur shumë prej tij. Sepse nëse telefonin e hapim me të parën, ai thjesht do pyesë ç’po bën sot dhe maksimumi që mund t’i kthesh përgjigje është “Hiç!”. Këtu do biesh në gabim. Duhej t’i thoje që ke shumë gjëra për të bërë: që do dalësh me të dashurin; që ke një ftesë për të shkuar në një sfilatë mode; që duhet të shkosh me të dashurin për të takuar arkitektin, që po merret me arredimin e shtëpisë suaj të re; që je duke mësuar kinezçen dhe provimin e ke pasnesër; që do shkosh me të dashurin për darkë te miqtë e tij; që je jashtë shtetit dhe nuk e dëgjon mirë se ke problem me roaming-un; që je duke bërë valixhet, gati se nesër do ikësh me të dashurin jashtë shtetit… Nga një million gjëra që mund t’i thoje, që ai ta kuptonte se jeta jote pas ndarjes është thjesht e hatashme, ti do dish të thuash vetëm një gjë: “hiç”. Sepse gjithçka do të të duket hiç në atë moment kur ai, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, të merr dhe të pyet se çdo bësh sonte. Ndërsa e di që ky është moment yt i shumëpritur i shpagimit dhe ti nuk do duash të biesh kurrë në  kurth, truri është nisur para teje tek dollapi i rrobave për të gjetur fustanin më të ri e më të bukur me të cilën do dalësh sonte me të. Do dalësh thjesht për t’u sqaruar. Kështu do gënjesh veten: po del që ai të shohë sa mirë je. Por që këtu e deri tek kthimi me të, rruga është shumë e shkurtër dhe e drejtë.
Ja sqaroj këtë mikeshës sime, ndërsa më thotë që edhe pse është zemërthyer, kthimi tek ai është e keqja më e madhe, skenari më i keq. Por ja që sipas ligjit të Universit ai do kthehet sërish. Ka vetëm një mënyrë për ta larguar: të vazhdojë të mendojë për të. Sepse në të vetmin moment  kur nuk do ta bëjë, telefoni do bjerë dhe më në fund do jetë ai.

18 comments:

  1. Haha sa kendveshtrim interesant. Ne fakt eshte shume e drejte e gjitha kjo qe ke shkruar, ama ajo qe s'me kishte vajtur ne mendje me pare dhe qe me pelqeu shume ishte lidhja me ligjin e Universit! :D Sapo erdha ne zyre gjeja e pare fare qe bera ishte te beja kafen dhe ta shoqeroja duke lexuar dy shkrimet e tua te fundit. Tani mund te them qe dita ime nisi mire ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. nuk e ke idene sa here e kam vertetuar kete teori, ndaj me duket si Ligji i Universit dhe ai i Merfit, qe me vertetohen vazhdomisht. Rrofsh zemer per inkurajimin, sidomos ne hapjen e blogut. lidhemi ne tel per ate kafen e lene ne parim. te puc

      Delete
  2. Iv, nje shprehje thote: Nese je mes dy zgjidhjesh, zgjidh te dytin, se po te ishe mire me te parin, s'do t'ia kishe hedhur syte te dytit! kete duhet te kuptojne shoqet tona ilegale! :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. e drejte, por ne kete rast te dytit i jane hedhur syte se i pari ka ikur

      Delete
  3. A man has a little more trouble letting go. Six months after the break-up, at 3:00 a.m. on a Saturday night, he will call and say, "I just wanted to let you know you ruined my life, and I'll never forgive you, and I hate you, and you're a total bitch. But I want you to know that there's always a chance for us".

    This is known as the "I Hate You / I Love You" drunken phone call, that 99% if not all men have made at least once. There are community colleges that offer courses to help men get over this need, alas, these classes rarely prove effective.

    ReplyDelete
  4. Replies
    1. e di, keshtu thone gjithe cunat qe e lexojne, edhe ata qe kthehen gjithmone

      Delete
    2. Nese do ktheheshin realisht gjithmone secili (secila) do kishin nga nje histroi te vetme ne jeten e tyre :-P.
      Eshte fakt qe nuk kthehen :-)

      Delete
  5. Nuk e di pse me kujton kete poezine e Robert Frost
    The Road Not Taken
    Two roads diverged in a yellow wood,
    And sorry I could not travel both
    And be one traveler, long I stood
    And looked down one as far as I could
    To where it bent in the undergrowth;
    Then took the other, as just as fair,
    And having perhaps the better claim
    Because it was grassy and wanted wear,
    Though as for that the passing there
    Had worn them really about the same,
    And both that morning equally lay
    In leaves no step had trodden black.
    Oh, I marked the first for another day!
    Yet knowing how way leads on to way
    I doubted if I should ever come back.
    I shall be telling this with a sigh
    Somewhere ages and ages hence:
    Two roads diverged in a wood, and I,
    I took the one less traveled by,
    And that has made all the difference.

    Shume i bukur blogu. We want more!

    ReplyDelete
    Replies
    1. faleminderit, do kete dhe te tjera cdo jave

      Delete
  6. Iva Tico ku ishe me pare te na kenaqje me keto shkrimet e tua, ku nderthuret humori me realitetin, per te na e bere me pak te dhimbshme ate qe ne femrat i shkaktojme vetes...:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. shkrimet jane pjese e nje rubrike ne gazeten MAPO Eva, jane botuar aty... ia vlen t'i marrim me humor ato qe i shkaktojme vetes, te pershendes!

      Delete
  7. shume e vertet une mezi po pres per vete :P :D xoxox

    ReplyDelete
    Replies
    1. ja sapo te nisesh te dalesh me dike tjeter, aty e ke. puc shume

      Delete
  8. Me pelqen jashtemase ky shkrim. Eshte kaq i goditur! :) Ja mend per here tjeter kur thone..:P

    ReplyDelete
    Replies
    1. mire e thone, mire e thone... po kujt ia thone?! ;)

      Delete
  9. :) sa e vertete eshte dreqi e mori sikur kane ndonje nuhatje :P

    Shume i bukur gjithe blogu :) do te ndjek :) Puc

    ReplyDelete

Google+ Followers