Kuptohet në të dyja
rastet rastet, themi dhe ca fjalë të tipit “ka për ta kuptuar se ç’ka humbur
por atëherë do jetë shumë vonë (epo
ç’shoqe do ishim që në momentin më të keq t’i themi që atij thjesht nuk i plas
për ty?!). Kurse në rastet kur ajo që e kërkon ndarjen është shoqja jonë,
normalisht nuk ka nevojë për ngushëllime, kjo nënkupton që ne, një grup shoqesh
të ngushta, dhe shoqesh të shoqeve, kemi nja një vit që e dimë që ajo ose del
dhe me një tjetër, ose nuk e sheh dot më të dashurin me sy, ka shkuar ndërkohë
dhe me një shokun e tij të ngushtë, por nuk po di si t’ia thotë që lidhja nuk
funksionon më…
Nejse, nuk do merrem
sot me histori gallate, por me gjëra serioze. Siç është ngushëllimi i mikeshave
zemërthyera. Që kur nuk ndahen, duhet të ngushëllohen për lidhjet që nuk ecin
mirë. Në këtë rast ne kemi një këshillë të artë, që thuhet se funksionon dorë
me një. Ai sillet keq? Ai nuk të përkëdhel sa duhet? Ai
nuk të merr gjithë ditën në telefon? Ai nuk të do, aq sa e do ti? Zgjidhja është
një dhe vetëm një: mos bëj sherr, por bëj indiferenten.
Në një moment të jetës të gjithave na është dhënë
kjo këshillë. Nuk e kemi ndjekur, normal, (por
ama kemi dëgjuar se ato që durojnë, fitojnë), por edhe e kemi dhënë sa herë
që na ka ardhur rasti (në kësi rastesh bëjmë
be se sa herë kemi qenë indiferente, kemi arritur rezultate befasuese në
lidhje). Mbaj mend përshembull një shoqe, që këshillonte një tjetër. Sa herë
që kjo i tregonte një problem, tjetra ia priste shkurt “mos ia var! të kam thënë
mos ia var…”. Deri sa e varfra shpërtheu “Nuk po ja var mi motre, por po var
veten…”.
Ose një shoqe tjetër, që mikeshës se vet i
mori celularin dhe nuk ia dha për tre ditë, (duke
i prishur dhe shumë punë pune), vetëm e vetëm që të mos merrte të dashurin,
që në ato ditë po bënte interesantin dhe thoshte se kishte punë...
Kurse unë vetë, nuk e dija që mund të nxirrja
të tilla fjalë nga goja, deri tre ditë më parë. Kur zemërthyera e radhës qëlloi
të ishte Kaltra, një vajzë katër vjeç, vajza e miqve të mi. Thjesht për të
hapur një bisedë fëmijësh (urrej pyetjen
kë do më shumë mamin apo babin), e pyeta se cilin nga dy miqtë e saj të
lojrave, 5 vjeçarë që të dy, donte më shumë. “Aleksin dua, por ai sillet me mua
shumë keq”, më tha duke psherëtirë. Dhe krejt natyrshëm, duke harruar kë po këshilloja,
i thashë që të bëhej indiferente. Normalisht që ajo nuk e dinte se ç’domethënë
ky llafi, ia shpjegova bashkë me dukurinë që djemtë e çdo moshe, kur e marrin
vesh që ne i duam, bëjnë si interesantë. Dhe ne atëherë nuk duhet t’ua varim.
Dmth nuk sillemi keq, por i tregojmë që nuk nuk na interesojnë…
Kjo pra është të jesh indiferente. Që për të
voglën Kaltra u përkthye që ajo nuk do t’ja japë më topin Aleksit… Kaq e
thjeshtë qenka pra. E ndreq apo jo sjelljen Aleksi, rëndësi ka që mikesha ime
vogëlushe ndihet më mirë. Ajo e ka një plan. Kjo puna e indiferencës
funksionoka për të gjitha femrat. Duke
filluar nga katër vjeç.
E ke qare IVA si gjithmone...shume e goditur :P
ReplyDeleteha ha ha ....por sapo u dhe nje info edhe meshkujve qe strategjia e tyre funksionon :-) (mjafton qe ato vajzat te mos kene lexuar blogun tend)
ReplyDeleteIvaaaaaa sa i bukur blogu :))) kam 2 ore qe lexoj po me djegin syte :)))
ReplyDelete