Ja pra
ku jemi. Në ankth. Edhe atëherë kur gjërat duket se shkojnë më së miri. Kur ti
përpiqesh të shfaqesh sa më pak trape-fiksimaxhije-naziste (të shfaqem, ëëëë, jo të mos jem fare, se nuk do dal nga vetja unë)
ndërsa ai përpiqet të marrë pjesë sa më shumë në gjërat e tua (kjo s’do të thotë që ai arrin të dallojë nëse
një fustan është i ri, apo është veshur edhe më parë).
Në përgjithësi
shkojmë mirë dhe e shohim njëri- tjetrin në sy gjithë dashuri. Edhe shoqet e
mia thonë që jemi çift jashtëzakonisht i bukur dhe se duhet të mbajmë patjetër
hudhër me vete (do kisha mbajtur vërtetë
nëse nuk do shihja që në Facebook kështu u thuhet të gjithëve në çdo foto).
Nejse, me ose pa hudhër, jemi më së miri bashkë. Miqtë kanë dëshirë të rrinë me ne. Ca më shumë nga ç’duhet ndoshta. Si shokët e tij. Ata që normalisht duhej t’i takoja rrallë e për mall. Dhe akoma më rrallë gratë e tyre, ato që më fusin veçanërisht ankthin.
Nejse, me ose pa hudhër, jemi më së miri bashkë. Miqtë kanë dëshirë të rrinë me ne. Ca më shumë nga ç’duhet ndoshta. Si shokët e tij. Ata që normalisht duhej t’i takoja rrallë e për mall. Dhe akoma më rrallë gratë e tyre, ato që më fusin veçanërisht ankthin.
Përshembull
një natë i shmang. E di që janë mbledhur nja shtatë veta në një restorant, ku
duhej të isha dhe unë, që e kam justifikimin e gatshëm: kemi një deadline në zyrë dhe duhet të punoj deri
në mesnatë. Normalisht që planifikoj të dal me shoqen time, të endem ca
dyqaneve dhe pastaj të bëjmë një dorë thashethemesh. Ç’bëjnë ata ndërkohë?
Bisedojnë vetëm për mua. “Ç’është kjo punë kështu”, - thotë gruaja e një shokut
të tij, - “s’mund të punojë femra orar e pa orar, jo për gjë por shefi i asaj
zyrës, ku punon ajo, nuk e ka namin shumë të mirë…”. Zemra ime nis të më justifikojë,
sa më shumë që e bën, aq me më shumë keqardhje e shohin në tavolinë. “Sot e
gjete të bredhësh dyqaneve? Mundohu të vish sa më parë dhe kur të arrish thuaj
që shefi nuk ju mban kurrë pas orarit”, shkruan ai me sms… Nervi vetëm sa i
ndihet. Katër orë më vonë në shtëpi përfundon patjetër në sherr, sepse befas ai
zbulon se nuk ka qejf të bëjë në tavolina rolin e “gjynafit”.
Ndërsa
një çift tjetër vetëftohen në shtëpinë e të dashurit tim dhe me këtë rast thonë
që unë do gatuaj kurse ata do sjellin verën (se
si u ndanë kështu këto role, as short nuk hodhëm as ndonjë gjë të ngjashme).
Përpiqem të mos e jap vetes dhe i futem punës që të nderohem me gatimet. Domethënë
shkoj e porosis tek ai restoranti i njohur, pastaj e vendos lazanjën në tavë,
tavën në furrë dhe furrën e nxeh ca sa të marrë shtëpia aromën e gatimit. Sallata
po kollaj, raguja e gatshme e viçit po ashtu, për shtrim tavoline jam njish
fare dhe opa ja ku jam: amvisa e përsosur. Por ja që i paskam bërë hesapet pa
hanxhinë. Domethënë pa gruan e çiftit të vetëftuar, e cila më mban një leksion
të gjatë se si mishi i kuq është i dëmshëm dhe se lazanja ka më tepër sesa
duhet karbohidrate dhe se unë duhet të gatuaj pak më shumë gjëra crudo, ose maksimumi me avull . “Nuk
hahet më si qëmoti”, më thotë gjithë ton, teksa tregon për kuzhinën light dhe delikate, që në shtëpinë e saj e kanë trashëgim nga gjyshja e të
atit (light dhe delikate kuzhina tiranse,
nga është kjo me origjinë? Për qoftet a tavat e dheut të jetë duke folur kjo?!
Apo mos e ka fjalën vetëm për taratorin?)
Pas një
jave jemi ne që shkojmë miq në një shtëpi. Një çift që kanë pesë vjet bashkë.
PESE VJET. Aq sa i duhen asaj të na tregojë si u njohën, si u puthën, si e
kuptuan menjëherë që ishin bërë për njëri – tjetrin e sesi nuk u ndanë më asnjë
çast të atyre dreq-pesë-vjetëve që ajo i rrëfen ditë pas dite, javë pas jave
derisa na dalin thinjat (ndërkohë vras
mendjen se në cilin moment kur ata nuk ndaheshin ai pati atë lidhjen dy vjeçare
me atë bionden e zyrës që e di gjithë Tirana). Kuptohet që nuk hap gojën. Dhe
pendohem si dreqi. Sepse ajo nuk e ka fare problem të flasë për ish-in e Zemrës
sime, të tregojë se si e ka takuar një ditë, sa e bukur ishte bërë, sa mirë
mbahej në trup, të pyesë madje edhe se pse janë ndarë (po ia vesha një grusht turinjve kësaj a bëhem dhe unë një ish me trup
të mbajtur mirë?!)
I bindem
si rrallë herë atij proverbit të vjetër, sipas të cilit duhet të numërosh deri
në njëqind përpara se të nisësh një sherr. Kur arrij tek pesëqinda, dëshira për
sherr është po aq e madhe. Sepse sado që unë mund të ndihem mirë me gjërat e
mia, të mos kem pikën e ankthit se ç’po ndodh me lidhjen time, nuk të lënë të tjerët.
Këta miqtë. Po armiqtë?! Si mund të jenë vallë?! Ndoshta nuk do ishte keq ideja
e hudhrës. Jo një kokë, e as një thelpi. Por një kile e gjithë, e qëruar dhe e
shtypur. Që qelb aq shumë sa të mos dojë më asnjë të rrijë me ne. Dhe të
shpëtojmë.
Hhhahahahahahahahahahahahaha aq i vertete eshte ky shkrim saaaaaaaaaa.....Mbyllja me kenaqi fare :D
ReplyDeletehahahahha, he dhe andej nga shoqnia juaj?
DeleteDhe ja pra ku jemi..Te gjithe te rrethuar nga miqte gold (Armiqte :P )Qe hipokritshem s'na u ndane, qe na i qajne hallet e pas shpine na i shtojne,qe duan te na i heqin e pas shpine na i numerojne..Mes tangerllekut e genjeshtres..Mes asaj forces se munguar qe t'ia thuash se e di gjithcka qe derdellisin poshte e lart x ty..As hudhra e as hithra ne goje s;u jep shpetim jo..:P :P
ReplyDelete:D
DeleteTrue story ;)
ReplyDeleteIva shkruaj më shpesh pls!
shkruaj ne gazete cdo jave por shpesh harroj ta publikoj, do perpiqem, flm
DeleteCfare gazete ke? Qe mos ti humbas shkrimet e tua.. :) Btw me pelqen shume menyra si shkruan me nje humor dhe ironi te nderthurura bukur. :)
Deletete shtunave ne gazeta MAPO weekend
DeleteJE E MADHEEEEEEEE
ReplyDeletefaleminderit Ana
Delete:) simple and funny
ReplyDelete