“Hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos?”
Eshtë fjalia që dëgjon më shumë nëse je e pamartuar. Mund të
jesh njëzetepakë dhe tridhjetëeshumë. Pyetja është “He, ç‘pret më?”
Mund të jesh e bukura e dheut por mund të jesh dhe në pikë të
hallit nga pamja e jashtme e të mos të të interesojë fare ajo dhe të tjerët sërish: “Jepi ça pret? Nuk i sheh shoqet e
tua?”
Mund të jesh ende në derën e prindërve që mezi të japin atë
dy mijë lekëshin për të pirë makiaton me qumësht të ftohtë, por mund të jesh
dhe me gjithë të mirat, me shtëpinë tënde në qendër të Tiranës, prapë do dëgjosh
vetëm një fjali: “he tani gjeje dhe ti një burrë. Nuk rrihet vetëm”.
E thonë të gjithë. E thotë mbi të gjitha fisi. Në çdo festë
të vitit të ri, ditëlindje, bajram, pashkë dhe ditë hashureje, e thonë në dimër
dhe në behar, kur janë në qejf dhe kur janë duke qarë: “Hajde tani në dasmën tënde!”.
Nuk ke ç‘bën. Shtrëngon dhëmbët dhe buzëqesh me zor. Mos bëj
gabim të rrish e të sqarohesh se nuk ka mbetur puna të vendosësh ti, se duhet të
vendosë ai tjetri më parë, që as që e ka ndonjë mendje të tillë… E imagjonon dot sikur ta thoshe??? Largqoftë!
Do nisnin një fjalim që niste me fraza të tilla “E pse ç’je ti, që s’të merrka
ai? E ç‘i duket atij vetja?” Për të përfunduar më keq akoma në orë të tëra
morali: “po kur të gjen ty ai, i lumtë”. Ose edhe drama të tipit: “po ç‘paskemi
bërë në këtë jetë që të na turpërosh ti në këtë mënyrë!?”
Ndaj mos nxirr nga goja të tilla justifikime. As me shaka,
autoironi apo autosarkazëm. Pjesëtarët e fisit nuk e njohin këtë gjuhë. Thjesht
buzëqesh me mirësjellje. Idealja është të
thuash thjesht një “faleminderit” dhe kështu edhe quhesh gocë e mirë dhe
siguron që të të lënë rehat deri në rastin tjetër, kur një tjetër sebep do t’i
bëjë t’u dalë sërish nga zemra ajo fjalia “në dasëm”.
Pak më keq e ke me gjyshet. Ato nuk dorëzohen edhe para
buzëqeshjes më të pafajshme. Nuk dorëzohen madje edhe nëse në vend të asaj
“faleminderit!” të thatë ti të thoje një “rrofsh!” me gjithë shpirt. Sido që
t’u përgjigjesh, ato do mbajnë një fjalim të gjatë, me nota dramatike, se si
duan të rrojnë dhe pak, sa të të shohin ty nuse dhe pastaj mund të vdesin
rehat… Ndërkohë, që të mos ndihesh kriminelja, që nuk po i jep as kaq pak gëzim
asaj gjyshes në ditët e saj të fundit, duhet të kujtosh se si të njëjtën gjë ia
thoshte dhe vajzës së xhaxhait nja pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe të jesh e
bindur që nëse ti do ia bësh qejfin dhe do vishesh nuse, gjëja tjetër që ajo do
kërkojë është të shohë nuse edhe stërmbesën… Nejse, jetë të gjatë gjysheve,
edhe pse ndonjëherë ta nxijnë! Siç i ndodhi një shoqes sime, që në një nga ato
momentet kur i kishte ardhur në majë të hundës me një lidhje dhjetë vjeçare të
tipit as-të-mban-as-të-lëshon e që ia dinte gjithë fisi, dëgjonte nëpër shtëpi
fjalimin e gjyshes që i thoshte: “çupë do të të marrë ai ty, apo mbahu Muço me
gajret?!”
Janë pastaj dhe ajo pjesa tjetër e njerëzve, që të shohin si
personazh negativ, vetëm se nuk je martuar, kurse fëmijët e tyre si personazhe
pozitive, shembujt e të cilëve t’i përplasin në fytyrë që ti të bësh kthesë. Këtyre
ti do doje shumë, po shumë ama, tu përplasje në fytyrë ca histori që kë dëgjuar
për dhëndrin e vajzës, apo thjesht t’u thoje që fati i vajzës së saj, që është
mbyllur në shtëpi prej dhjetë vjetësh dhe ngjarjen më të shënuar në jetë, të
denjë për ta pasqyruar në facebook ka daljen në fotografi në hyrje të asaj
qendrës tregtare me statuja mermeri, ty ta bën mishin kokërr… Por, e qep. Sepse
e para, ajo që ke përballë nuk do besonte që jeta jote dhe gjithë të mirat që
ke arritur e të bëjnë krenare është vërtetë e bukur dhe sepse e dyta dhe më e
rëndësishmja është se ajo menjëherë do të të kërkonte t’i gjeje një punë të
mirë vajzës… Duke i ndërruar kështu rrolet në sekondë e duke të kthyer në
personazh pozitiv.
Nuk ia vlen pra t’i thuash asgjë kësaj tipeje. As asaj
tjetrës që të thotë “Hajt me një fat të mirë dhe ty se nuk i dihet” nuk ia vlen
t’i thuash: vërtetë nuk i dihet, nuk ka mbetur
laraskë pa bisht dhe se ja, kur gjete burrë edhe ti, çdo gjë mund të ndodhë.
Nuk ia vlen në fakt të merresh fare. Në fund të fundit ti u jep të gjithëve
një argument për të bërë ca muhabet. Se me çfarë do merreshin ata nëse nuk do
kishin në mes një beqare? Me borxhin publik apo me vrimën e ozonit? E shikon
pra që ti ua bën të larmishme bisedat?
Ndaj hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos? Vendos shpejt e shpejt
që pastaj ata të nxjerrin atë pyetjen tjetër që e kanë në majë të gjuhës: po
një bebe kur do e bëni?
Super :)
ReplyDeletefaleminderit Edita!
Deleteo mortje :p e paske qaré kété post...duke lexuar mé kalonin njerzit e fisit para syve hahahahahahahahaha BIG LIKE
ReplyDeletemesa duket njerezit e fisit jane te gjithe njelloj!
DeletePo i trembem dites kur do te me thone "He tani c'pret?" :(
ReplyDeletenuk eshte aq tragjike ne fakt, mund ta kthesh edhe ne gallate :)
DeleteIvaaaa sa me shplodhe, blogu yt me eshte bere si droge, shume poste i kam lexuar disa here, te beja pjese ne boten e shtypit, dote propozoja te beje nje roman. Mere ne konsiderazion, besoj qe nuk jam e vetmja qe ta them. bravo!!!!!!!!!!
ReplyDeleteDo doja te shkruaje diçkaper veten tende (gjith kerkesa jam ), jam shume kurioze te di me shume, edhe pse te kerkova ne Google, e mora disa informazion, jam kurioze. :)
xoxo Lulu, shkruaj icik me shpesh plsssssss!!!!!!!!!!
faleminderit shume Lulu!
ReplyDeletepo e mendoj vertete librin, faleminderit per inkurajimin.
Ngela duke e kontrolluar blogun per dite!Sa i bukur ky posti,kaq i vertete,te gjitha 20 e ca vjecaret qe njoh e perjetojne ne vazhdimesi kete torturen :-P
ReplyDeleteishalla vendosin shpejt se e imagjinon si eshte tutura kur je tridhjeteeshume? :D
Deleterrofsh qe e kontrollon blogun!
Te lumte dora ! Sa me shume te ekspozohen gjera te tilla aq me mire, pasi sherbejne si zbutes i ketij "agresioni" shoqeror.
ReplyDeletefaleminderit! :)
DeleteTe lumshin duart Ive.. e ke qare si gjithmone, ska cte them tjeter :-)
ReplyDeletehahaha fantastike si gjithmon ..te ndjek Iva ..Blessings
ReplyDeletekomplimenta...sikur ti kisha shkruar une keto ..ke lexuar mendimet e te gjithave...shume bukur...:)
ReplyDeleteShume kohe pa lexuar dicka qe te ben vertet per te qeshur dhe po po ...... ska gabime gramarikore se cfare nuk na shohin syte keto kohe....Bravo!
ReplyDeletefaleminderit Nertila!!! Me diplome jam mesuese gjuhe - leximi, ndaj do ishte tragjike gabime gramatikore, tek tuk shpeton ndonje invers germe :)
DeleteO Iva ti me kenaq. Gjej veten ketu. Ka shume vertetesi :) Te lutem mos u ndal. Shoqeria (sidomos femerore) ka nevoje per ty.
ReplyDeleteBisous!!!
Bravo Iva me kenaqe. Jam 24 vjece. Vazhdoj doktorraturen e tere fisit i ka rene pika se me tere kete shkolle spo gjej dike.
ReplyDeletehahaha Bora sa shpejt paskan filluar me ty?! te falenderoj per komolimentet, te perqafoj!
Delete